Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e Ilir Abdullahut, bashkëpunëtorit të Enver Sekiraqës, të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e policit Triumf Riza, shkruan Insajderi.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar në Batllavë të Podujevës.
“Si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, sot me datën 16.07.2023, rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës është arrestuar i shumë kërkuari (I, A,) i njohur me nofkën “Liza”. I njëjti ishte në kërkim policor për disa vite me radhë, si i dyshuar për vepër penale të vrasjes së rëndë”, thuhet në njoftimin e PK-së.