Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore pas hetimeve të zhvilluara, sot më datën 14.06.2021, në Fushë Kosovë ka identifikuar dy (2) persona të dyshuar meshkuj kosovar, të cilët dyshohet se kanë trafikuar, rekrutuar, transportuar, strehuar dhe mundësuar viktimave femra kosovare (të mitura) që të takohen me persona të ndryshëm me qellim të shfrytëzimit seksual në këmbim të parave.
Personat e dyshuar janë arrestuar dhe në konsultim me prokurorinë kompetente janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtes, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “Trafikim me Njerëz”.
Dy viktimat potenciale (të miturat) janë trajtuar sipas proceduarave standarde dhe të njëjtat janë nën mbrojtjen institucionale.
Pas intervistimit të dyshuarve ju kanë konfiskuar dy telefona dhe me vendim të Prokurorit të rastit njëri i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër dërgohet në qendrën e ndalimit policor për 48 orë.