Dy persona të gjinisë mashkullore kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës si të dyshuar për pjesëmarrje në një përleshje me armë zjarri me disa persona të tjerë.
Ata u arrestuan rreth rreth orës 00:30 pas mesnatës së të hënës, në fshatin Vitomericë të Pejës.
Dyshimet se ata mund të jenë përfshirë në këtë përleshje lindën për shkak të dëmtimeve nga predha e armës së zjarrit që zyrtarët policorë vërejtën në veturën me të cilën ata po udhëtonin.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit kanë konfiskuar veturën, ndërsa të dyshuarit, pasi që janë intervistuar, janë dërguar në mbajtje.