Policia arreston dy persona për plagosjen e Vllasit

Prishtinë | 13 Mar 2017 | 15:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për plagosjen e avokatit Azem Vllasi. Të arrestuarit janë M.J dhe A.Ll si pjesëmarrës në këtë rast.

Zëdhënësi Baki Kelani tha se Policia e Kosovës me një intensitet të shtuar ka marrë përpjekje për të ndriçuar rrethanat dhe në bashkëpunim me AKI-në, kemi arritur të lokalizojmë personat e dyshuar.

“Arsyeja e shtyrjes së konferencës deri tash ka qenë që të mbledhim më shumë informata. Sot rreth orës 8:00 Policia ka pranuar informatë për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Hajdar Dushi”, dhe menjëherë policia i është përgjigjur kësaj.

“Kemi arritur të arrestojmë dy persona M. J. dhe A.Ll që dyshohet të jetë pjesëmarrës në këtë rast”. Policia ka arritur të sekuestrojë edhe armë. Njësitë policore kanë bërë edhe bastisjen në disa lokacione shtesë”, tha Kelani.

Ai tha se Policia ka bërë bastisjen e lokacioneve të ndryshme, duke përfshirë shtëpitë e të dyshuarve. Po ashtu janë sekuestruar dokumentet e të dyshuarve dhe incizimet e kamerave.

“Tani për tani mund të themi se është konfiskuar një revole që mund të konstatojmë që ka qenë rast i montuar por duhet të presim të gjitha procedurave Për momentin rasti mund të cilësohet si vrasje në tentativë

Të ngjashme