Policia ka njoftuar se gjatë mbajtjes së marshit protestues “Drejtësi për Astritin”, disa persona kanë shfaqur agresivitet të theksuar dhe sjellje të dhunshme, të manifestuara me hedhjen e mjeteve të forta dhe atyre me ngjyrë në drejtim të objektit të Qeverisë.
Për pasojë janë shkaktuar dëmtime të theksuara në objektin e Qeverisë si thyerje xhamash dhe dëmtim dritaresh me ngjyrë, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Për të neutralizuar veprime të tilla të dhunshme Policia ka paralajmëruar dhe ka urdhëruar të tillët që të ndalojnë veprimet agresive, mirëpo përkundër kësaj të njëjtit kanë vazhduar duke mos iu bindur urdhrave të Policisë si dhe duke vazhduar edhe më tej me veprime të tilla të dhunshme”, thekson Policia.
Për veprime dhe sjellje të tilla, policia ka shoqëruar për në stacionin policor dy persona të dyshuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë hetimore.
“Përveç dëmeve materiale persona të lënduar nuk ka pasur”, thekson Policia në Komunikatë.