Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Ferizaj në bashkëpunim me hetuesit e Stacionit policor Mitrovicë, kanë arrestuar sot në Mitrovicë një person të dyshuar në lidhje me dy raste të vjedhjeve të rënda,si dhe dy raste vjedhje e veturës, të raportuara në Ferizaj dhe rrethinë.
Ekziston dyshimi i bazuar se personi K.H. (m/sh/k 19 vjeç), në periudhën kohore prej 26 deri 30.06.2019,në Ferizaj dhe rrethinë ka kryer disa vepra penale :
-Me 21.06.2019, duke përdorur mjete të forta ka depërtuar në xhamitë në Ferizaj dhe në fshatin Doganaj,ku nga aty ka vjedhur një shtëpizë kompjuteri,një Llaptom dhe paisjet pjera përcjellëse.
-Me 28.o6.2019 në Ferizaj,vjedhje e automjetit ,,Jeta’’ ,
-Me 30.06.2019 gjithashtu në Ferizaj vjedhje e automjetit ,,Golf II”.
Automjetet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar ,një në Mitrovicë dhe tjetra në Prishtinë, ku pas përfundimit të procedurave ligjore ju kthehen pronarëve.
Gjatë intervistimit, në prani të avokatit, i dyshuari i lartshënuar i ka pranuar në tërësi veprat e kryera.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes në Ferizaj.