Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se në pikën kufitare në Glloboçicë ka arrestuar një 19-vjeçar me inicialet A.V, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Dhunimi”, raporton Express.
Sipas Policisë, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Sot, në ora 14:00 në pikën kufitare në Glloboçicë është ndaluar e më pas nga policët e stacionit në Ferizaj është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.V (M/K) i moshës 19 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunimi’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.