Policia arreston një serb në Jarinjë, dyshohet për fotografim të paautorizuar

Prishtinë | 09 Shk 2024 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb me nënshtetësi kosovare në pikën kufitare të Jarinjës, nën dyshimin se ka bërë fotografim të paautorizuar.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zv.drejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Po, një person është ndaluar në pikën kufitare në hyrje të Jarinjës, lidhur me dyshimin se ka bërë fotografim të paautorizuar. Është dërguar për intervistim në stacion në jug, do të shohim për procedurat tutje.”, ka thënë Elshani.

Të ngjashme