Policia arreston një të dyshuar në Kamenicë, i gjenden dy pushkë dhe 100 fishekë

Prishtinë | 26 Mar 2026 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në fshatin Berivojc të Kamenicës pasi njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë-gjysmë automatike, 100-fishekë dhe 8-karikatorë.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Berivojc, Kamenicë / 25.03.2026 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë-gjysmë automatike, 100-fishekë dhe 8-karikatorë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

Të ngjashme