Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me shtetin e Gjermanisë dhe atë të Shqipërisë, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, janë bastisur dy objekte banimi të personit të dyshuar D.P, i dyshuar për veprën penale “trafikim me narkotikë’ në nivel ndërkombëtar.