Policia belge arreston 132 persona që morën pjesë në protestë kundër kufizimeve të Covid-19

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar 132 persona që morën pjesë në një festë të paligjshme në një park të Brukselit për të protestuar ndaj kufizimeve të COVID-19, kanë thënë autoritetet të dielën.

Rreth 15 persona, përfshirë protestuesit dhe policinë, u plagosën në përleshje, ka thënë zëdhënësi i policisë, Ilse Van de Keere.

Rreth 2.000 protestues ishin mbledhur në park të shtunën për herë të dytë në një muaj dhe policia përdori topa uji dhe gaz lotësjellës për ta shpërndarë turmën.

Të shpërndarë përreth, policia dhe protestuesit u përleshën deri në mbrëmje. Qeveria dhe policia kishin paralajmëruar njerëzit për një javë të qëndronin larg festave. Përleshjet shpërthyen pasi turmat e mëdha filluan të mblidheshin më vonë pasdite.

Disa protestues u mblodhën rreth një zjarri duke brohoritur: “Liri!” dhe “Ku është festa? Këtu është festa!”, dhe duke sulmuar Policinë me sende të ndryshme.

Belgjika ende ka rregulla të rrepta që ndalojnë tubimet e mëdha dhe këmbëngul që njerëzit të mbajnë maska fytyre në turma të mëdha.

Të ngjashme