Rrugët e Prishtinës, sidomos sheshet, janë të mbushura me fëmijë e të rritur që kërkojnë lëmoshë.
Në lidhje me këtë Policia e Kosovës sot nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” u ka shpërndarë qytetarëve disa fletëpalosje, që të mos i japin lëmoshë personave, respektivisht fëmijëve në situatë rruge.
Këtë e bëri të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi ku tha se: “Në kuadër të aktiviteteve për parandalim dhe ndërgjegjësim të qytetarëve për të mos iu dhënë lëmoshë personave, respektivisht fëmijëve në situatë rruge, Policia e Kosovës, sot me 16.01.2020, nga ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ua ka shpërndarë qytetarëve disa fletëpalosje”.