Policia “blindon” Emergjencën, aty janë shtrirë 5 të plagosurit e sotëm në Lipjan

Prishtinë | 03 Kor 2020 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Shumë pjesëtarë të policisë së Kosovës ndodhen në afërsi të Emergjencës së QKUK-së në Prishtinë.

Policët po bëjnë sigurimin e Klinikës Emergjente pasi që aty janë shtrirë të gjithë të plagosurit e sotëm në Hallaq i Madh të Lipjanit, raporton IndeksOnline.

Aktualisht hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin ku një person humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën si pasojë e përleshjes me armë që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Të ngjashme