Policia bllokon hyrjet – katër trupa të pajetë nxirren nga Infektiva

Prishtinë | 05 Kor 2020 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është vërejtur mëngjesin e sotëm pranë Klinikës Infektive të QKUK-së.

Kjo për arsye se dyshohet se që nga mesnata, katër persona të prekur me koronavirus kanë humbur jetën.

Para pak çastesh janë nxjerrë trupat e viktimave nga Infektiva.

Policia mëngjesin e sotëm ka rrethuar Infektivën.

Aktualisht deri më tani janë të konfirmuar 66 viktima nga COVID-19 në Kosovë.

Të ngjashme