Policia e Kosovës thotë se ka garantuar rend, qetësi dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas protestës.
“Për lëvizjen e lirë të protestuesve dhe qytetarëve, duke përfshirë edhe ri-drejtimin e trafikut përgjatë marshutës së protestuesve, në vazhdimësi janë kujdesur njësitet relevante policore të angazhuara sipas planit policor,” bënë të ditur policia.
Policia thotë se qytetarët treguan një kulturë të lartë duke protestuar në mënyrë të qetë.
“Rreth orës 16:10 protestuesit kanë filluar të shpërndahen, protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës beson në kulturën e lartë të qytetarëve dhe shpreson se kjo ditë, protestë të kaloj e qetë.”