Pas hyrjes në fuqi të masave të reja anti-Covid, numri i gjobave për mosrespektimin e masave është rritur. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit policia e Kosovës ka njoftuar se në të gjithë vendin ka shqiptuar 4237 tiketa në bazë të ligjit.
Për mosrespektimin e masave është dënuar edhe një 15-vjeçar me gjobë prej 200 eurove, pasi i njëjti nuk e ka respektuar orarin e lëvizjes.
Prindërit e 15-vjeçarit e kanë adresuar shqetësimin në portalin “Jepi zë” duke thënë se djali i tyre ishte shoqëruar edhe në stacion policor, duke e publikuar edhe fotografinë e tiketës të shqiptuar.
Po ashtu, gjatë 24 orëve janë dënuar 8500 qytetarë për mosrespektim të masave anti-Covid.