Organizata Avonet ka dalë me një aksion simbolik, në lidhje me rastin e therjes me thikë të katër personave në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.
Shefki Berisha nga organizata Avonet ka deklaruar se veprimi i Policisë së Kosovës, ku kanë arrestuar gabimisht një person tjetër, në vend të dyshuarit, shkakton konfuzion dhe ka dëmtuar imazhin e dinjitetin e qytetarit.
“Avonet sot realizojë performacë para Drejtorisë Rajonale të Policisë së Ferizajt, kjo ngjarje u zhvilluar në kuadër të një thirrje urgjente për drejtësi dhe transparencë pati për qëllim të ngrit shqetësimin lidhur me dështimet e institucioneve të rendit dhe drejtësisë në rastin tragjik që ndodhi dje në Ferizaj, ku disa qytetarë pësuan lëndime të theksuar trupore. Në mënyrë të veçantë perfomranca jonë shpreh shqetësimin për menaxhimin e pasaktë nga autoritet përgjegjëse. Pas arrestimit një personi i cili i identifikuar për sulm e më pas u shpall ky individ që nuk është ai, ky veprim ka shkaktuar konfuzion dhe ka dëmtuar imazhin e dinjitetin e qytetarit, i cili është ndjerë i cenuar nga gabimet e pa falshme”, ka thënë Berisha.
Avonet është shprehur e shqetësuar për ndikimin e këtyre gabimeve në besimin e qytetarëve në organet e rendit dhe drejtësisë, ata bënë thirrje që këto pasaktësi të mos përsëriten më.
“Ne bëjmë thirrje nga ana e institucioneve përgjegjëse për të siguruar që pasaktësi të tilla të mos përsëriten dhe e drejta dhe dinjiteti i qytetarëve do të mbrohet me seriozitet. Ne apeluam për një hetim të shpejtë dhe të plotë për përgjegjësitë për ata që janë fajtor për dështimin në këtë rast”, përfundoi ai.
Kurse, Policia ka dalë me njoftim për rastin që ndodhi dje në Ferizaj, sipas tyre, 59 vjeçari dje u arrestua sepse veshja, mbathja, flokët dhe mjekra përputheshin me pamjet e kamerave të sigurisë.