Policia detare bllokon nëntë mjete lundruese në Durrës, Vlorë dhe Velipojë

Prishtinë | 09 Qer 2024 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Njësia policore detare e Shqipërisë, ka bllokuar nëntë mjete lundruese, në Durrës, Vlorë, dhe Velipojë.

Nga Ksamili në Velipojë janë kontrolluar 78 mjete lundruese, kryesisht Jet Ski, skafe dhe gomone, tha Policia e Shtetit, raporton Klankosova.tv.

“Si rezultat i kontrolleve, janë bllokuar për mungesë dokumentacioni, në Vlorë dhe në Durrës, 5 mjete lundruese, si dhe janë ndëshkuar pronarët e tyre, me masë administrative 10.000 lekë të rinj (rreth 100 euro) secili”, shkruan në njoftim.

“Ndërkohë, në kuadër të monitorimit të perimetrit të sigurisë, në Velipojë, Vlorë dhe në Durrës, janë bllokuar 4 Jet Ski, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë (rreth 200 euro) secili, pronarët e këtyre mjeteve lundruese, për mosrespektim të perimetrit të sigurisë”, thuhet tutje aty.

Të ngjashme