Policia dhe transmetimet ukrainase kthehen në Khersonit

Prishtinë | 12 Nën 2022 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Oficerët e policisë dhe transmetimet ukrainase janë kthyer në qytetin jugor të Khersonit pasi trupat ruse u tërhoqën nga rajoni.

Transmetimet kombëtare televizive dhe radio kishin rifilluar në qytet dhe një këshilltar i kryebashkiakut të Kherson tha se ndihmat humanitare dhe furnizimet kishin filluar të mbërrinin nga rajoni fqinj i Mykolaiv, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu, energjia elektrike po kthehet në çdo vendbanim në rajonin e Khersonit menjëherë pas çlirimit.

E gjitha kjo vjen pasi ushtria ukrainase po kryen “masa stabilizimi” pranë qytetit jugor sot pas përfundimit të një pushtimi tetë-mujor nga forcat ruse.

Të ngjashme