Policia e Kosovës ka arrestuar kameramanin e Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Albion Selitaj, i cili ishte duke mbuluar “live” ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërmarrjes “AgroKosova Holding” në Suharekë.
Sipas gazetares, e cila e po ashtu është në vendin e ngjarjes, arrestimi ka ardhur pasi Selitaj ka kërkuar nga Policia që mos ta shtyjnë sepse rrezikohen edhe pajisjet e punës.
“Tash po dal vetë jashtë”, ka thënë Selitaj, por pjesëtarët e Policisë e kanë arrestuar dhe e kanë shoqëruar me forcë deri në veturën e tyre.
Sipas disa informatave, Selitaj po merret në pyetje në stacionin e Policisë në Suharekë.
Ekonomia Online dënon arrestimin e kameramanit Selitaj, gjatë kryerjes së detyrave të punës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.
Lidhur me arrestimi është njoftuar dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).
E gjithë ngjarja ka ndodhur deri sa Policia e Kosovës, me vendim të AKP-së, ka ndërhyrë për të marrë nën administrim ndërmarrjen “AgroKosova Holding”, pasi nuk ka përmbushur kushtet e privatizimit të ish-ndërmarrjes shoqërore “NBI Suhareka”.
Policia e arreston kameramanin e Ekonomia Online, Albion Selitaj, gjatë kryerjes së detyrës from Ekonomia Online on Vimeo.