Dogana dhe Policia e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në Leposaviq, nën dyshimet për kontrabandë me mallra. Saktësisht po kontrollohet një depo, që ndodhet pranë rrethrrotullimit.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Po bëhet një kontroll për shkak të informacioneve se posedon edhe mallra të cilat janë kontrabandë, prejardhja e të cilave nuk dihet ose janë bartur ilegalisht nga Serbia”, ka deklaruar Elshani.
Një aksion i ngjashëm është kryer edhe dje në këtë komunë.