Në kuadër të Planit Operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”, stacionet policore në Ferizaj dhe Shtërpcë, në bashkëpunim me Agjencinë e Pylltarisë së Kosovës (APK), kanë realizuar kontrolle dhe aktivitete për parandalimin dhe luftimin e prerjeve dhe transportit të kundërligjshëm të druve.
Gjatë ditës së sotme rreth orës 04:00 të mëngjesit, në fshatin Burrnik, zyrtarët policorë kanë asistuar ekipet e APK-së, ku gjatë kontrolleve janë hasur dy mjete të ngarkuara me dru – një xhip me rimorkio dhe një traktor me rimorkio.
Me përcjellje policore, mjetet janë dërguar në depon e Pylltarisë, ku zyrtarët e APK-së kanë konfiskuar drutë dhe kanë ndërmarrë veprimet procedurale.
Kontrolle janë realizuar edhe nga stacioni policor në Shtërpcë, ku në fshatin Brod është hasur një furgon i ngarkuar me dru
