Policia e gjen personin që e kishte vjedhur një Audi A3 vitin e kaluar- automjeti i kthehet pronarit, hajni arrestohet

Prishtinë | 31 Maj 2025 | 23:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture.

Policia ka bërë të ditur po ashtu se i dyshuari ka qenë i arrestuar edhe më herë për vepra të tjera penale, dhe se automjeti i është kthyer pronarit.

Në komunikatën e PK-së, theksohet se i dyshuari, automjetin të tipit Audi A3 e kishte vjedhur vitin e kaluar. Postimi Zbulohet dhe ndalohet i dyshuari për vjedhje të automjetit – vetura i kthehet pronarit

Prizren, 31 maj 2025 – Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, pas hetimeve intensive lidhur me rastin e vjedhjes së një automjeti ( audi a3 ,vlera 4000 euro)  të raportuar më datë 14.11.2024, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personin e dyshuar për këtë vepër penale.

Gjatë fazës hetimore, njësitet hetimore kanë identifikuar të dyshuarin, i cili më herët ishte arrestuar për vepra të tjera penale. Pas intervistimit të tij më datë 31.05.2025, është zbuluar lokacioni i automjetit të vjedhur.

Automjeti i gjetur është kthyer pronarit legjitim.

Të ngjashme