Në konkursin e publikuar sot, i cili do të jetë valid për aplikim nga nesër e deri më 29 nëntor, po kërkohen 23 përkthyes nga shqipja në gjuhën serbe dhe anasjelltas.
Numër më i lartë i përkthyesve po kërkohen në Drejtorinë e përgjithshme në Prishtinë, teksa kërkesa për zyrtarë të përkthimit shqip-serbisht ka edhe në disa komuna, si në Lipjan, Pejë, Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Graçanicë, Obiliq, Prizren, Dragash, Ferizaj, Shtërpcë e Gjakovë.
Njëherazi, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në Drejtorinë e Prishtinës po kërkojnë edhe një përkthyes nga gjuha shqipe në atë angleze, dhe anasjelltas.
Formularët për aplikim duhet të dorëzohen në Sektorin për rekrutim dhe seleksionim, në administratën e Policisë së Kosovës, në Prishtinë.
“Policia e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë, si edhe personat me aftësi te kufizuar”, thuhet në njoftim të policisë.