Policia e Kosovës ka njoftuar se si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe qytetarëve sot me datën 13.10.2026 është realizuar edhe një operacion i suksesshëm policor në veri të vendit.
Pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë veri kanë pranuar informacione se në dy lokacione ne komunën e Zubin Potokut, mund të ketë armë dhe mjete të tjera ilegale. Gjatë kontrollit ne rastet si ne vijim janë gjetur dhe sekuestruar:
Rasti i parë lidhet m fshatin Paruce , Zubin Potok, ku njësitë policore kanë kryer kontroll në një objekt te pabanuar (shtallë për ushqimin e bagëtive), ku kanë gjetur dhe konfiskuar:
-141 fishek te armës se gjate
-21 fishek te armës se gjate me kreher
– 2 fishek te pushkës se gjuetisë
– 4 granata dore
– Një tyt e pushkës se gjuetisë
– 48 gëzhoja te pushkës se gjuetisë.
– 1 pajisje për mbushjen e fishekëve
– 4 kuti me barot.
– Sfera për mbushjen e fishekëve te gjuetisë
– Kapcolla dhe tampon për fishek.
– 1 gaz maske ushtarake
– Një Bajonet ushtarake.
Rasti i dytë në fshatin Ranqiq , Zubin Potok, njësitë policore kanë kryer kontroll në një objekt te pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar:
– 1 arme e shkurt (pistolet)
– 4 granata dore
– 2056 cop fishekë te kalibrave te ndryshëm
Lidhur me këto raste, deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar.
Në vendin e ngjarjes, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (IEOD), të cilat kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar. Të gjitha veprimet policore i janë paraqitur Prokurorit te Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.