Në vazhdën e angazhimeve ligjore për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror, në veqanti identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, përfshirë edhe drejtësinë ndërkombëtare, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare për zbatim të ligjit.
Pas një bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kompetente, sot me datë 05.12.2019, nga Policia e Kosovës, përmes njësitit për persona të arratisur (FAST Kosova) është arrestuar shtetasi Çek me iniciale M.J. (viti i lindjes 1965), i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar dhe Evropian, dhe i dënuar nga Autoritetet e Çekisë me gjashtë (6) vite, për vepër penale “mashtrim” . Me vendim të Prokurorit të shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje.