Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e antidrogës nga rajoni i Prishtinës të asistuar nga njësiti i antidrogës në Prizren pas hetimeve disa mujore të rastit të koduar me emrin “Bardhoshi-2”, më datë 29.10.2022, rreth orës 16:30 në autostradën Prishtinë-Prizren në fshatin Reshtan të komunës së Suharekës, kanë arrit të ndalojnë veturën e dyshuar të tipit Mercedes, ngjyrë e zezë, me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale (K. P.) dhe pasagjer ishte i dyshuari tjetër (D. K.).
Pas kontrollit të automjetit në cilësi të provës material janë gjetur dhe sekuestruar: 30.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, 768.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, dy telefona celular, një mulli (grinder) i cili përdoret për bluarje të marihuanaës dhe të holla me vlerë 43.10 euro.
Në vazhdën e hetimit të këtij rasti me urdhër të Prokurorit kujdestar, nga njësit rajonal i antidrogës në Prishtinë është realizuar kontrollë tjetër në objektet e banimit dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve në rrugën “Muharrem Fejza”, rr.”Ahmet Gashi” dhe rr.”Muhamet Çame” adresa të gjitha në Prishtinë dhe në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
Gjatë këtij Operacioni Policor në cilësi të provave materiale janë gjithsej janë gjetur dhe sekuestruar:
Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kompetent tre (3) personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e dukurive negative dhe veprave penale në përgjithësi, në veçanti luftë e pakompromis do të zhvillohet kundër individëve dhe grupeve kriminale që merren me abuzimin, posedimin apo shperndarjen e substancave narkotike (drogave) që paraqesin rrezik potencial për shoqërinë, në veçanti shëndetin e të rinjëve tanë.