Policia e Kosovës arreston tre të dyshuar nën dyshimet për marrje ryshfeti

| 20 Jan 2025 | 10:25 | Nga

Policia e Kosovës, ka pranuar informatë se tre të dyshuar në periudha të ndryshme kohore dhe
në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të
bizneseve, ku me këto veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale ”Marrja e Ryshfetit’’ neni 421 i
KPRK-së, raporton Ekonomia Online.

“Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ndërmarr veprime hetimore,
duke zbatuar edhe masat të avancuara hetimore, gjatë të cilave janë siguruar dëshmi se tre të dyshuarit
meshkuj kosovarë, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë pranuar
ryshfet në shuma të ndryshme parash në disa raste të ndara, si dhe të mira materiale të ndryshme pa
pagesë nga pronaret e bizneseve të ndryshëm në komunën e Gjakovës. Sot, më datë 20.01.2025, me Urdhër nga Gjykata Themelore në Gjakovë në koordinim me prokurorin përgjegjës të rastit janë kontrolluar tri objektet e banimit të personave të dyshuar (dy në Gjakovë dhe një në Pejë) ku janë siguruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet në raport.

Gjatë kontrollit janë sekuestruara dëshmitë si në vijim:

  • para të gatshme 11600 Euro,
  • katër (4) telefona mobil
  • një ( 1 ) IPOD
  • një (1) pasaportë e Republikës se Shqipërisë
  • një (1) letërnjoftim i Republikës se Shqipërisë
    Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës me aktvendim të
    prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Të ngjashme