Policia e Kosovës asiston OSBE-në për transportin e votave të zgjedhjeve të Serbisë

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës do të asistojë OSBE-në për transportimin e materialit zgjedhor në komunat ku do të votojnë serbët e Kosovës për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës pwr rajonin e veriut, Besim Hoti, tha për klankosova.tv se asistenca realizohet në bazë të kërkesave që ia janë dërguar Drejtorisë së Përgjithshme nga OSBE.

“Ne jemi në detyra të rregullta për të ruajtur sigurinë, por nuk i mbikëqyrim procesin e votimit në vendvotime. Do ta përcjellim materialin zgjedhor deri në pikën kufitare me Serbinë, pastaj është çështje e OSBE-së”.

Kryeministri Avdullah Hoti sot tha se lejoi që procesi zgjedhor i Serbisë të mbahet edhe në Kosovë për shkak të praktikave të mëhershme që nga viti 2011 kur janë lejuar, pasi që Kosova ka marrëveshje me partnerët ndërkombëtarë për këtë çështje.

Megjtihatë, ka pasë kritika se me këtë veprim po cenohet sovraniteti i Kosovës.

Të ngjashme