Dita Ndërkombëtare e Rinisë organizohet më 12 Gusht të çdo viti. Ajo është caktuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999 me miratimin e rezolutës 54/120. Kjo ditë është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore në mbarë botën.
Edhe në Kosovë me kujdes të shtuar e sipas rekomandime të institucioneve përgjegjëse, gjenerata më e re e Policisë së Kosovës dhe Zyra e për Gjeneratën e Re, kanë organizuar pritje me qëllim shënimin e 12 gushtit ditës botërore të rinisë.
Në këtë takim Koordinatori për gjeneratën e re, Avdullah Hasani , ka falënderuar gjeneratën e re të Policisë së Kosovës, ku sipas tij janë ata cilët po na bëjnë krenar edhe në këtë kohë pandemia duke u kujdesur që ne të jemi sigurt si dhe gjithë policët të tjerë. Hasani po ashtu ka takuar mjekët e rinj në moshë.
Ndryshe Hasani kishte dy pozicione atë të Koordinatorit për Gjeneratën e Re dhe të Shefit të TaskForcës Anti Narkotik, por me ardhjen e Qeverisë Kurti kishte ofruar dorëheqje nga pozita e Shefit të TaskForcës Anti Narkotik tek të rinjtë, ndërsa edhe disa muaj e mban pozitën e Koordinatorit për gjeneratën e re në nivel këshilltarit jo politik.
Si Koordinator/Këshilltar jo politik ai ishte angazhuar me marrëveshje në kuadër të programit për gjeneratën e re, me qëllim avancimin e të rinjve në vendim marrje dhe nuk krijon shpenzime shtesë për Qeverinë.