Në vazhdën e aktiviteteve për ofrimin e sigurisë në trafikun rrugor, Divizioni i Trafikut nga Policia e Kosovës sot ka realizuar takim me zyrtarë nga Drejtoria e Inspeksionit/Komuna e Prishtinës.
Në ketë takim është biseduar për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve në rrugët e kryeqytetit, si dhe largimin e automjeteve nga hapësirat e gjelbëruara.