Policia e Kosovës fillon trajnimin e gjeneratës së 61-të

Prishtinë | 21 Tet 2024 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, Divizioni i Trajnimeve në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ka nisur trajnimin e gjeneratës së 61-të të PK-së.

Nga ky trajnim, kadetët policorë do të përfitojnë njohuritë e nevojshme sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, me qëllim të kryerjes të detyrave me profesionalizëm në shërbim të të gjithë qytetarëve.

“Kjo gjeneratë numëron gjithsej 467 kadetë, ku janë të përfshira të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Me këtë rast kadetët policorë janë pritur dhe u është dëshiruar mirëseardhje nga eprorë të PK-së, përfaqësues të Divizionit të Trajnimeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme