Policia e Kosovës ka njoftuar sot se përgjatë muajit qershor në Pejë kanë sekuestruar plotë 190 motoçikleta.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka hartuar planin operativ “ Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar nga Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacioni Policor nё Pejё”, thuhet në njoftim.
Policia ka paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.