Policia e Kosovës identifikon 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria

Prishtinë | 27 Pri 2024 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në vazhdën
e aktiviteteve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore e në veçanti fëmijëve, ka hartuar
Planin Operativ  “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit ” Prill
2024.

Ky plan operativ është zbatuar në të  gjithë  territorin  e RKS-së , në periudhën kohore 15.04.2024
deri me datë 27.04.2024 nga të gjitha Njësitet Rajonale të  DHTQNJ-së  dhe akterët tjerë
relevant si: Prokuroritë  ne rajonet përkatëse, Qendrën për punë sociale,  Drejtorinë për Migrim
dhe të Huaj etj.

Aktiviteti përmbyllës është zhvilluar më datë 27.04.2021. Janë identifikuar gjithsejtë 54 lëmoshë kërkues nga Republika e Kosovës, prej të cilëve 22 te moshës madhore, dhe 32 fëmijë. Janë identifikuar gjithsejtë 22 lëmoshë kërkues nga Republika e Shqipërisë, prej te cilëve 15 persona te moshës madhe dhe 07 fëmijë.

Gjatë implementimit të këtij plani janë iniciuar gjithsejtë 18 raste penale, me 16 persona të dyshuar, si dhe
një person te dëbuar. Policia e Kosovës do të vazhdoj edhe më tutje me aktivitete për parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e kërkim lëmoshës.

Të ngjashme