Policia e Kosovës kap në Graçanicë kokainë në vlerë rreth 10 mijë euro

Prishtinë | 29 Tet 2024 | 22:50 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, respektivisht sektori qendror për hetimin e trafikimit me narkotik DHTN, pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operativo dhe hetimore me datë 29.10.2024 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan konkretisht në Graçanicë, ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gram pluhur i bardhë në formë të ngurtë i dyshuar për kokainë, me vlerë të tregut rreth 10000 (dhjetëmijë euro).
Në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar :

  1. 110 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,
  2. Një veturë,
  3. Para kesh 200 euro dhe
  4. Një telefon celular

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent ku në konsultim me të cilin personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Të ngjashme