Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për identifikimin të personave të dyshuar

Prishtinë | 14 Qer 2024 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për t’i identifikuar dhe kapur dy persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur me datën 05.02.2024, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Organet e rendit, kanë kërkuar që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, të kontaktot policia në numrin e telefonit: 192.

Të ngjashme