Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e qyetarëve të Republikës së Kosovës për kapjen e një personi i cilië është i dyshuar për veprat si, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar të lëndve narkotike.
Spas njoftimit të publikuar në faqen e tyre zyrtare, PK shkruan se personi i kërkuar ështe Cenë Isenaj, nga fshati Lubovë e Istogut, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë postimi zyrtar i PK:
Kërkesë për bashkëpunim
Pejë, 14 gusht 2020
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: