Policia e Kosovës menaxhon situatën e sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për “Vidovdan”

Prishtinë | 28 Qer 2024 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Lidhur me manifestimet e “vidovdan-it” mbajtur sot Policia e Kosovës, ka deklaruar se me kohë ka ndërmarr masat planifikuese dhe operative për menaxhimin e situatës së sigurisë, ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar.


Nga autoritetet policore janë paraparë masa të nevojshme planifikuese, koordinuese,
parandaluese dhe operative në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, në mënyrë që
manifestimet në lokacionet ku janë paraparë të zhvillohen qetë dhe pa incidente.

“Referuar informacioneve nga njësitet e angazhuar policore në teren nuk është raportuar asnjë
rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të një personi në stacion
policor për intervistim sipas procedurave ligjore.
Pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore,
menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të
një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme