Referuar bashkëpunimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me Policinë e Shtetit të Republikës së Shqipërisë bazuar edhe në memorandumin e bashkëpunimit të firmosur nga autoritetet policore, respektivisht nga dy drejtorët e Policive të të dyja shteteve Rashit Qalaj dhe Ardi Veliu rreth një muaj më parë, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror.
Ju informojmë se:
Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë me datë 01.07.2019.
Takimi informativ me zyrtarë policor do të mbahet në ora 09:30, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.
Po ashtu një konferencë për media do të mbahet në ora 10:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë. Pastaj, së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandumit për bashkëpunim.