Pas mbylljes së votimeve në komunën e Podujevës, disa aktivistë të LVV-së janë mbledhur në selinë e kësaj partie për të pritur rezultatet e votimeve, raporton Ekonomia Online.
Para selisë së VV-së në Podujevë janë parë edhe policia e Kosovës, të cilët kanë ndërhyrë pasi që nuk po rrespektohet distanca dhe masat anti-Covid.