Policia e Kosovës përkujton 14-vjetorin e rënies së Heroit Zymeri dhe Ditën Memoriale të policëve të rënë në detyrë

Prishtinë | 26 Kor 2025 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të organizojnë disa aktivitete të shenjta dhe përkujtimore.

Agjenda e aktiviteteve:

08:00 – Vizitë te familja e zyrtarit policor të rënë në kryerje të detyrës, Muhamed Lika

Lokacioni: Familja e Lika, në Kaçanik.

09:00 – Homazhe shtetërore

Lokacioni: Lapidari i Policëve të rënë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

10:00 – Homazhe tek varri i Heroit Afrim Bunjaku

Lokacioni: Fshati Samadrexhë, Vushtrri.

Pjesëmarrës: Personalitete të larta shtetërore.

10:15 – Vizitë te familja e Heroit Afrim Bunjaku

Lokacioni: Fshati Samadrexhë, Vushtrri.

10:45 – Homazhe tek varri i Heroit Enver Zymeri

Lokacioni: Fshati Dubovc, Vushtrri.

11:30 – Vizitë te familja e Heroit Enver Zymeri

Lokacioni: Familja e Heroit Enver Zymeri, në Vushtrri.

12:30 – Homazhe tek lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri

Lokacioni: Varage, Zubin Potok.

Të ngjashme