Policia realizon pilot projektin për vendosjen e shenjave të trafikut në komunikacion

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe
Transportit, kanë filluar pilot projektin e vendosjes së shenjave të trafikut, të cilat paralajmërojnë shoferët për kontrollin e shpejtësisë me radar nga njësitë policore të trafikut, transmeton Ekonomia Online.

Vendosja e këtyre shenjave fillimisht është realizuar në rajonin e Gjilanit,
konkretisht në rrugët Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan – Ferizaj, ku pas përfundimit të pilot projektit do të bëhen vlerësime profesionale për efektin e këtij projekti në vetëdijesimin e pjesëmarrësve dhe reduktimin e kundërvajtjeve apo aksidenteve në trafik, pastaj do të vazhdohet edhe në rrugët tjera në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Shenja është dizajnuar në atë mënyrë që të duket e thjeshtë dhe e lehtë për
t’u kuptuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme