Policia e Kosovës sekuestron 3 mijë e 250 pako me cigare në Gjakovë

Prishtinë | 29 Qer 2024 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Sot nga ana e Policisë së Kosovës në Gjakovë, janë sekuestruar 3 mijë e 250 pako me cigare.

1 mijë e 500 ishin pako të llojit Marlboro, ndërsa pjesa tjetër e llojit Winston.

“Me datën 29 qershor 2024, reth ores 08:20 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, kanë ndalur një automjet Skoda me targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari F. L., mashkull i moshës madhore. Gjatë kontrollimit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar një sasi prej tre mijë e dyqind e pesëdhjetë (3250) pako cigare. Prej të cilave 1500 pako të llojit Marlboro, ndërsa pjesa tjetër e llojit Winston”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pasi që i dyshuari nuk posedonte dokumente përkatëse për cigaret që transportonte, në konsultim me prokurorin e shtetit, ato janë sekuestruar, mbi dyshimin se të njëjtat ishin të kontrabanduara.

Lënda dhe malli i sekuestruar i është dorëzuar autoritetit Doganorë të Kosovës për procedurë të mëtejme.

Të ngjashme