Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksioni në katër lokacione në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, dhe Prizren.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas aplikimit të masave të fshehta ka arrestuar 12 persona.
Vetëm dje Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë, në bashkëpunim Drejtoritë respektive në
Gjakovë dhe Ferizaj, Njësinë e Reagimit të Shpejtë – Pejë, Forenzikën Rajonale – Pejë, Njësinë K9 si dhe një patrullë policore nga Stacioni Policor – Klinë, sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë ka bërë arrestimin e gjashtë personave të dyshuar.
Personat e dyshuarit sipas Policisë janë:
• I. H. lindur me 1971 m/sh/k
• I. P. lindur me 1976 m/sh/k
• B. P. lindur me 1978 m/sh/k
• A. R. lindur me 1976 m/sh/k
• L. M. lindur me 1992 m/sh/k
• Xh. H. lindur me 1980 m/sh/k
Lidhur me rastin, dëshmitë e konfiskuara si prova materiale nga personat e arrestuar janë:
• 2 mijë e nëntëqind euro;
• shtatë telefona;
• bllok xhepi me shënime;
• një veturë VW CADYY LIFE;
• 6 fletë tërheqje të parave;
• dy thika luftarake;
• një pistoletë e llojit TT me numër serik 05761 prodhim CZ llojit M-57 me dy karikator cal 7;
• dhjetë (10) fishekë cal.7.62x25mm;
• dy fishekë me gaz cal. 9mm;