Policia konfirmon praninë në rrugën Mitrovicë- Leposaviq, është vendosur pikë kontrolli për të siguruar lirinë e lëvizjes

Prishtinë | 21 Dhj 2022 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Menaxhimi dhe kontrolli i situatës së sigurisë në vend vazhdon të jetë prioritet kryesor i Policisë
së Kosovës dhe përpjekje maksimale janë duke u bërë për tejkalimin e situatës tanimë disa ditë
të tensionuar në veri të Mitrovicës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se kanë vendosur planifikime adekuate-operacionale për një ambient ë sigurtë për qytetarët.
“Në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore Policia e Kosovës ka paraparë
planifikime adekuate-operacionale në angazhimin e personelit dhe kapaciteteve të saj në mënyrë
sa më racionale në arritjen e objektivave të ligjshme në gjithë vendin me qëllim të krijimit të një
ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në komunikatë.


“Në rrugën magjistrale Mitrovicë–Leposaviq, Policia e Kosovës ka vendosur pika kontrolli të
automjeteve për të garantuar qarkullimin dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë pa dallim, si dhe
parandalimin e veprimtarive kriminale dhe kontrabandës në përgjithësi”


Policia e Kosovës, konkretisht zyrtaret policorë janë të përkushtuar për të ruajtur rendin dhe
garantuar sigurinë e përgjithshme në gjithë vendin dhe varësisht prej nevojave të ndërmarrin
veprime të nevojshme në teren në funksion të garantimit të ligjshmërisë.


Të ngjashme