Policia e Kosovës zhvilloi aksion në 11 lokacione, tregon çka sekuestroi

Prishtinë | 02 Nën 2023 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer një aksion në 11 lokacione, në katër rajone- Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan.

Gjatë kontrollit të lokacioneve të lartcekura janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë materiale si në vijim:

– dy (2) pushkë automatike AK 47,

– dy (2) pushkë gjuetie,

– një (1) pistoletë,

– pesë (5) karikator,

– njëqind e gjashtëmbëdhjetë (116) fishekë të kalibrave të ndryshëm etj.

Në polici janë shoqëruar dhjetë persona dhe pas intervistimit të tyre të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme