Policia e Prishtinës arreston 131 persona të kërkuar nga gjykata – konfiskon katër thika dhe gjashtë armë zjarri

Prishtinë | 13 Maj 2024 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 131 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 25 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftim.

​Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 10 armë të ftohta (thika) dhe 6 armë zjarri.

Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3 mijë e 160 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

Të ngjashme