Policia serbe arreston dy kosovarë afër brezit kufitar

| 01 Shk 2018 | 23:13 | Nga

Policia e Serbisë ka arrestuar dy persona në fshatin Llaush të Podujevës, saktësisht në brezin kufitar Kosovë-Serbi.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani i cili ka bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur të mërkurën saktësisht në ora 18:45, në brezin kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Informacioni i pranuar nga Policia e Kosovës ka të bëjë fillimisht me arrestimin e një personi, e më pastaj edhe arrestimin e personit të dytë (m/sh/k) nga autoritet policore serbe. Sipas informacioneve të deritanishme personave të arrestuar iu janë konfiskuar edhe mjetet/traktorët e tyre”, ka thënë Kelani.

Ai ka bërë të ditur se policia është duke e trajtuar këtë informacion/rast përmes kanaleve zyrtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme