Policia e stacionit në Shtime ka ndaluar katër persona të dyshuar

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Me datë 15.05.2024, rreth orës 11:40 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në oborrin e një objekti afarist në fshatin Davidovc të Shtimes kishte arritur një kamion me targa vendore nga Greqia dhe nga rimorkio kanë zbritur disa persona të panjohur, shtetas të huaj, të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Menjëherë ekipe të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit të shtetit kanë nisur kërkimin e tyre. Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, katër personat e panjohur, shtetas të huaj janë vërejtur në një object në fshatin Davidovc të Shtimes, të cilët më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime.

Në lidhje me këtë janë njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje dhe rasti bashkë me personat e dyshuar ju ka dorëzuar kësaj drejtorie për procedura tjera hetimore.

Të ngjashme