Policia gjen armë e pajisje ushtarake në një shtëpi ta pabanuar në Leposaviq

Prishtinë | 10 Shk 2026 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Policia ka gjetur armë, pushke gjuetie, fishekë, e pajisje tjera ushtarake në Zveçan dhe Leposaviq.

Në një shtëpi të pabanuar në Leposaqvi policia ka gjetur fishekë, helmet ushtarake, jakne me emblemë të Serbisë e antiplumb.

“Leposaviq/ 09.02.2026-14:29.  Gjatë kontrollit në një shpi të pa banuar –pronë e një mashkulli shtetas serb, janë gjetur dhe konfiskuar : 59 fishekë kalibri i panjohur, një kuti metali, një helmete ushtarake, një jakne me emblemë të serbisë, një futrollë për thikë, një pjesë e antiplumbit, një çantë ushtarake,  dy karikatorë të AK-47,  dhe një karikator tjetër me një fishek. Eshte njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar te  iniciohet rasti”, thuhet në raportin

Një armë gjueti është gjetur edhe në një shtëpi në Zveçan.

“Zveçan / 09.02.2026-13:35. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar  është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie-pa municion për të cilën i dyshuari nuk posedon leje valide. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngjashme